Transmetuar më 11-11-2018, 12:07

Presidenti Ilir Meta, ka takuar Kryemiministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke vlerësuar raportin e veçantë mes dy vendeve.

“Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”, shkruan Meta, duek publikuar foto nga takimi.

Kujtojmë se Netanyahu kishte parashikuar një vizitë për në 1 nëntor në Tiranë, e para në vendin tonë.

Por ai u detyrua ta shtyjë vizitën, për shkak të vdekjes së ministrit për Shërbimet Fetare, David Azoulai.

Megjithatë mediat izraelite shkruajnë se kjo vizitë pritet të bëhet brenda pak javësh. /a.y/noa.al