Transmetuar më 11-11-2018, 11:41

Tom Jones, 83 vjeç dhe gruaja e tij Pauline 82 vjeç, hanë çdo ditë në fast food dhe kanë plotë 23 vjet që e bëjnë një gjë të tillë.

“Përjashtim bëjnë vetëm pushimet, ndërsa ditëve të tjera hamë gjithmonë në fast food dhe ja ku jemi të dobët dhe me shëndet të plotë.

Çifti përshkon çdo ditë rreth 2.5 milje nga shtëpia e tyre në Southgate Street, të Bath, në Britaninë e Madhe për të shkuar në fast food-in e tyre të preferuar.

E bëjnë duke ecur dhe duke shëtitur nëpër dyqanet e zonës, para se të shkojnë të drekojnë.

Tom ha gjithmonë Big Mac, paninen e tij të preferuar, ndërsa Pauline zgjedh në menu në bazë të humorit që ka.

“Vijmë në McDonald të shtata ditët e javës, çdo ditë, me përjashtim të rasteve kur jemi me pushime. Na pëlqen të hamë këtu, ku përveç ushqimit edhe personeli është shumë i sjellshëm. Na pëlqen mesdita pasi nuk ka shumë njerëz, siç është darka e mbipopulluar”, tregon Tom për mediat vendase, shkruan noa.al.

Më tej ai i cilëson si budallallëqe gjithë sa thuhen lidhur me ushqimet e fast food që çojnë në shëndoshje. Sipas tij, rasti i tyre tregon të kundërtën, ku ata janë në formë perfekte, dhe se e vetmja gjë që bëjnë është që shëtisin shumë. /a.y/noa.al