Transmetuar më 10-11-2018, 20:01

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte të reja e pjesëmarrje në evenimente të shumta.

Rexha është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet, kur Rexha ndan me ndjekësit një fotografi provokuese.

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj, duke publikuar një fotografi atraktive nga prapaskenat e shfaqjes së fundit të “Victoria’s Secret”, në bikini të zeza.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Më poshtë keni foton e publikuar në Instagram. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd