Transmetuar më 10-11-2018, 09:54

Një video që vjen nga India, ku shihet se si femrat rrihen me kamzhik për t’i larguar djallin është duke bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Femrat qëndrojnë të gjunjëzuara në radhë njëra pas tjetrës dhe presin që të goditen nga priftërinjtë në festivalin Vijayadashami, që organizohet një herë në vit, në Tamil Nadu, në Indinë jugore.

“Një e goditur mund t’i shërojë nga sëmundjet, i largon dhembjen dhe shpirtrat e këqinj”, thonë priftërinjtë e zonës. Ceremonia zhvillohet në tempullin e lashtë Sri Achappan në Bavithram Vellalapatti, një fshat i largët që ndodhet në kufirin e Tiruçit dhe rrethinat Namakkal të Tamil Nadu.

Një vajzë 14 vjeçare, e cila vullnetarisht doli për të marrë goditje kishte menstruacione të parregullta dhe mendoi se procesi mund ta shërojë atë nga problemet./b.l/noa.al