Transmetuar më 10-11-2018, 09:16

Një zjarr i tërbuar në jug të Kalifornisë ka përfshirë resortet e plazhit në Malibu, ku kanë shtëpitë shumë yje të Hollivudit, duke lënë ndërtesa të djegura dhe duke bërë që banorët të largohen.

Më tej në veri, një tjetër zjarr i madh i egër shkatërroi qytetin e Paradise, duke lënë nëntë të vdekur dhe 35 të humbur. Paradise, qyteza Kaliforniane me 27 mije banore, është shkatërruar pothuajse komplet.

Në të gjithë shtetin tre zjarre të mëdha po digjen. Autoritetet thonë se zjarri i kampit në veri dhe zjarri i Woolsey dhe zjarri i kodrës në jug po favorizohen nga erërat e forta.

Për situatën alarmante janë angazhuar 2.200 zjarrfikës, gjithashtu edhe 100 trupat me ekspertë të Gardës Kombëtare.

“Më shumë se 250.000 njerëz janë evakuuar në të gjitha zonat. Shkalla e shkatërrimit të zjarrit është e pabesueshme dhe lënduese”, tha Mark Ghilarducci, nga zyra e guvernatorit të Kalifornisë./b.l/noa.al/