Transmetuar më 09-11-2018, 12:37

Përplasja mes tre makinave me njëra tjetrën, ka bërë që tre persona të mbeten të plagosur.

Rreth orës 11:30 të ditës së sotme në aksin rrugor Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë u përfshinë në aksident tre mjete.

Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xhevdet Bënja, 67 vjeç, banues në Berat është përplasur me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin Adrian Akulli, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Për pasojë mbetën të plagosur Xhevdet Bënja, Adrian Akulli, dhe nëna e tij Fatime Akulli, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Tre të plagosurit u dërguan në spitalin e Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al