Transmetuar më 09-11-2018, 09:30
Foto ilustruese

Policia thotë se ka zbardhur zjarrvënien e një makine në Divjakë, duke bërë që një person të vihet në pranga.

Si i dyshuar për ngjarjen gjatë kësaj të enjteje u arrestua Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Lushnjes, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Golemi akuzohet se më 20 shtator, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M., i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij në Divjakë.

Dyshohet se djegia e makinës është bërë pas një debati që ka pasur mes të dyshuarit dhe të dëmtuarit.

Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi këtë ngjarje, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al