Transmetuar më 08-11-2018, 16:50

Përtej artistëve pjesëmarrës në kompeticionin më të rëndësishëm të këngës që mbahet çdo vit, kurioziteti më i madh është pikërisht ai se kush do e shoqërojë në skenë moderatorin Ardit Gjebrea këtë herë?!

Në fakt, për këtë edicion të radhës nuk ka më surpriza sepse emrat janë zbuluar tashmë…Arditi nuk do të jetë vetëm! Në maratonën e tri ditëve të realizimit të "Këngës Magjike" 2018-të, atë do e shoqërojnë bukuroshet Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

E në fakt, emri i Klaudias erdhi surprizë për të gjithë, por nuk mund ta fshehim që është një zgjedhje e goditur.

Sigurisht që vetë ajo nuk e ka fshehur entuziasmin për këtë përvojë të re që i është besuar, ndaj pak javë përpara se të vijë në Shqipëri dhe të bëhet pjesë e magjisë së këngës, ajo nuk i ka kursyer emocionet dhe disa fjalë në një status në Facebook.

"Përshëndetje miq. Si ju duket lajmi i festivalit “Kënga Magjike”? Kënga Magjike ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur  e jetës sime, kam marrë pjesë shpesh si balerinë dhe ëndërroja që një ditë të isha prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohë dhe ja…

Faleminderit stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes sime që beson gjithmonë tek unë! E lumtur që do jem afër jush. Mezi pres”, shkruan Klaudia.