Transmetuar më 08-11-2018, 15:33

Dhuna në përgjithësi, shfaqet si rezultat i pamundësisë së individit për të shprehur dhe menaxhuar, ashtu si duhet, situata të caktuara, kur individi nuk arrin ta realizojë këtë në mënyrën e duhur, shpërthen në dhunë.

Për shkak të kulturës sonë ku dhuna ka qenë e pranishme me vite të tëra tek fëmijët, është dhe më e pashmangshme në situatat e sotme.

Por duhet theksuar se dhuna ndaj fëmijëve është jashtëzakonisht komplekse dhe me pasoja të rënda psiko-sociale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe me pasoja edhe në moshën e rritur.

Një grup i pediatërve amerikanë i ka forcuar këshillat kundër rrahjes së fëmijëve dhe dënimeve të tjera fizike për shkak të potencialit që kanë të shkaktojnë dëme afatgjate.

Në udhëzimet e reja, Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se këto dëme përfshijnë agresivitetin, ndryshimet në tru, abuzimin me substanca, e madje edhe mendimet për vetëvrasje kur të rriten.

Më parë, udhëzimet e vitit 1998 të kësaj akademie vetëm thoshin se prindërit duhet të inkurajon të mos i goditin fëmijët.

Tani, grupi thotë se prindërit assesi nuk duhet t’i goditin, t’i kërcënojnë, ofendojnë apo turpërojnë fëmijët. Në vend të kësaj, ata duhet të gjejnë forma të shëndetshme të disiplinimit.

Ndonëse disa prindër ende besojnë se dënimet e tilla mund të shpien në përmirësime afatshkurte të sjelljes së fëmijës, studimet tregojnë se dënimet fizike janë efikase po aq shumë sa dënimet jo-fizike.

P.sh. grupi i ekspertëve rekomandon që si dënim t’ua largoni fëmijëve lodrat për një kohë të caktuar ose t’ua ndaloni përdorimin e pajisjeve elektronike.

Akademia gjithashtu paralajmëron se abuzimi i egër verbal, siç është turpërimi i fëmijëve, është i ndërlidhur me depresionin dhe probleme tjera të sjelljes në vitet e tyre të adoleshencës./b.l/noa.al/