Transmetuar më 08-11-2018, 07:42

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, po hedhin baza të shëndetshme për familjen e tyre.

Pak kohë më para ata mësuan se do bëhen me fëmijë dhe më konkretisht me djalë.

Duke parë zgjerimin e afërt të familjes, çifti ka menduar të ndërtojë strehën e tyre familjare, në një vilë luksoze.

Bëhet fjalë për një vilë që kanë blerë në zonën e Çekmekoy të Stambollit.

Plotë 800 mijë euro ka shpenzuar çifti i njohur për të patur vilën katër katëshe, e cila ndodhet në një zonë mjaft të bukur të Stambollit.

Vila është e pasur me një pishinë dhe kopsht, ku tashmë do mund të shijojnë ditët e tyre. /a.y/noa.al