Transmetuar më 07-11-2018, 22:55

Skuadra e Juventusit është mposhtur gjatë mbrëmjes së sotme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Bardhezinjtë pësuan disfatë përballë Manchester United, me rezultatin 1-2  në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Torino.

Për Juventus shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një supergol në minutën e 65′ ndaj ish-skuadrës së tij, ku festoi dhe tregoi muskujt. 

Për anglezët barazoi Mata në minutën e 86′, ndërsa fitorja erdhi pas autogolit nga Alex Sandro në minutën e 90′.

Pas humbjes, Juventus kryeson Grupin H me 9 pikë, që ndiqet nga Manchester United me 7 pikë.

Takimet e tjera dhanë këto rezultate:

Bayern Munich-AEK, 2-0

Benfica-Ajax, 1-1

Lyon-Hofenheim, 2-2

Manchester City-Shakjtor Donetck, 6-0

Viktoria Plzen-Real Madrid, 0-5./a.k/noa.al/