Transmetuar më 07-11-2018, 13:28

Zgjidhet “The sexiest man alive” ose thënë ndryshe, mashkulli më seksi në botë për vitin 2018.

Bëhet fjalë për aktorin Idris Elba, i cili është vlerësuar nga revista “People” si mashkulli më seksi në botë, duke i dedikuar edhe kopertinën e muajit nëntor.

Idris është 46 vjeç dhe ka bërë për vete publikun me filma si “Pacifc Rim” dhe “Star Trek Beyond”.

Janë të shumtë ata që mendojnë, se Elba do të jetë James Bond i ardhshëm, në momentin që Daniel Caraig do të largohet.

Momentalisht ai po shijon suksesin dhe dashurinë e të fejuarës së tij modele Sabrina Dhoëre, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. /a.y/noa.al