Transmetuar më 07-11-2018, 08:38

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, në Genova, i akuzuar për kërcënim dhe gjobitje ndaj biznesmenëve.

Roland Gurabardhi, 24 vjeç, person me precedentë penalë, është vënë në prangat e policisë këtë të hënë, bashkë me tregtarin italian Umberto Barletta, 29 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shqiptari dhe italiani në mënyrë të përsëritur, kanë rrahur dhe kërcënuar dy tregtarë në zonën e Sampierdarena, me synim marrjen e parave, të dhëna me fajde.

Dyshohet se Barletta, luante rolin e ndërmjetësit mes tregtarëve në vështirësi në zonë, të cilët merrnin para me fajde te shqiptari.

Por në momentin që ata nuk i kthenin mbrapsht, bashkë me përqindjet, Gurabardhi i dhunonte.

Aktualisht ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë. /a.y/noa.al