Transmetuar më 06-11-2018, 14:00

Ishte vetëm një adoleshent, në kërkim të suksesit të cilin sot e ka me bollëk dhe nuk ishte ende i plotësuar siç duhet.

Reperi Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është kthyer pas në kohë, duke shfletuar albumet e vjetra fotografike.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të para 15 viteve, ku tallet me veten me modelin e tij të flokëve.

Gjithçka prej prerjes së flokëve dhe balukeve të varura dhe të lëpira me kujdes.

“2003, nuk je gati për balluke”, shkruan Noizy, teksa duket se kritikon me të qeshur modelin e flokëve.

Noizy është një prej reperave më të pëlqyer në vendin tonë, ku shumica e të rinjve e shohin me adhurim dhe pamja dhe veshja e tij imitohet. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd