
Një grup prej pesë personash u arrestuan në Itali, të cilët ishin kthyer në tmerrin e banorëve në Lamezia, dhe zonave të tjera.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i identifikuar si Përparim Lamaj, 33 vjeç, i akuzuar bashkë me shtetasit italianë dhe një sllovak, për 7 grabitje të kryera nga tetori 2015 në tetor 2017, në zonat midis Lamezia Terme dhe Gizzeria.
Hetimet ndaj grupit nisën pas grabitjes së një pike postare më 1 tetor 2015, kur një person i maskuar dhe i armatosur, grabiti arkën duke marrë 4 mijë euro dhe më pas u largua.
Në atë kohë u arrestua shtetasi italian Aldo Borelli, 53 vjeç, i cili kishte kontakte të shpeshta telefonike me persona nga Ballkani.
Kjo çoi në kontaktet me Interpol Zagrebit, të cilët bënë të mundur identifikimin e shtetasit John Cukon, me origjinë sllovake, i akuzuar gjithashtu në Zagreb për grabitje dhe krime të tjera.
Gjithashtu, më 3 dhjetor 2015, është kryer një tjetër grabitje në një zyrë postare, grabitje e ngjashme me të mëparshmen, duke marrë një shumë prej 2 mijë eurosh.
Grabitja e fundit e bandës i përkiste mbrëmjes së 13 tetorit 2017, kur një person i armatosur tentoi të grabiste të njëjtin biznes që kishin vjedhur disa muaj më herët. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





