Transmetuar më 01-11-2018, 15:58



Shef Renato Mekollin e kemi parë në një version tjetër në kuzhinë të sjellë nga Gaz Paja, i cili ka theksuar me humor natyrën kërkuese dhe aspak tolerante të Renatos në kuzhinë.
Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm duke komplimentuar këtë realizim nga aktori i humorit, Gazi.
Sot ka ndodhur përballja mes Gazit dhe Renatos dhe nëse menduam se shefi nuk do të tregohej tolerant as me Gazin, e paskemi pasur gabim. Ata janë takuar dhe kanë bërë foto së bashku.
“Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam”, -ka shkruar Renato./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





