Sherri mes dy familjeve shqiptare në Maqedoni, përfundon me një të vrarë dhe 4 të plagosur
Transmetuar më 01-11-2018, 10:02

Një sherr i nisur mes dy familjeve gjatë mbrëmjes së djeshme, ka përfunduar me një person të vrarë dhe katër të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë, në rrugën “Tode Mendoll”.

Mësohet se sherri ka degraduar me përplasje me armë, ku për pasojë një nga të plagosurit, Vebi Maksuti, gjeti vdekjen në spital.

Sherri nisi mes pjesëtarëve të familjes Maksuti dhe atë Latifi, ku pas konfliktit fizik, situata degradoi në përdorimin e armëve.

Si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në spital. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...