Transmetuar më 31-10-2018, 09:05

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë, duke bërë që të vihet në pranga një person, i kapur me kokainë.

Në pikën kufitare të Kakavijës, nga ana e policisë u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të rastit, Lazaj u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës.

46-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërkohë që në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd