Transmetuar më 26-10-2018, 16:22

Aksident i rëndë me pasojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Burime policore bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku  mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 622 HF me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Menjëherë pas përplasjes, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka ngritur grupin hetimor dhe po punohet për zbardhjen e  rrethanave të plota të aksidentit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd