Në përpjekje për të reduktuar sado pak ndotjen e mjedisit në kontinentin plak, Bashkimi Evropian ka miratuar një ligj i cili praktikisht do të ndryshojë shumë detaje të jetës sonë të përditshme.
(NOA.al) – Nis ndalimi i plastikës një-përdorimshe në të gjitha vendet e Unionit, pas një vendimi që mori pardje, Parlamenti Europian, raporton noa.al.
Deri në vitin 2021 në asnjë vend të Europës nuk do të lejohet as të prodhohen dhe as të tregtohen dhe përdoren, 10 produkte dhe disa të tjera të lidhura me to, që i përdorim shumë thuajse çdo ditë.
Disa nga produktet që do të ndalohen deri në fund të tre viteve të ardhshme ngjallin një interes të veçantë, si tullumbacet që përdoren gjerësisht në raste festash, sidomos për të vegjlit.
Ndalim përfundimtar është shpallur edhe për letrat e lagura që përdoren aq shumë sot si nga femrat ashtu dhe për bebet.
Ajo që shtang është edhe ndalimi i vendosur për peceta higjienike ditore dhe periodike për menstruacionet.
Mbetet të shohim se si do t’ia bëjnë femrat me perioda në periudhën në vazhdim në vendet e BE, për higjienën sidomos gjatë atyre ditëve, apo ndoshta do të “përqafojnë” modelin 45-vjeçar shqiptar, kur femrat përdornin peceta pambuku shumëpërdorimshe duke i larë dhe ripërdorur vazhdimisht.
Jo vetëm kaq por edhe filtrat e cigareve do të ndalohen duke vënë në pikëpyetje nëse do të vazhdojë prodhimi i cigareve me filtër.
Lista e dhjetë produkteve plastike jua sjell noa.al më poshtë, referuar ligjit të miratuar nga Parlamenti Europian që e gjeni këtu.
Enë për ushqime, si pjata, tasa, filxhanë
Gota plastike të çdo lloji, formati apo madhësie
Kunja për veshët,
Tullumbace,
Produkte ambalazhi,
Enë për pije të ftohta ose të ngrohta
Kapakë enësh apo gotash, lugë, pirunj, thika
Shishe pijesh,
Filtra cigaresh,
Letrat e lagura,
Peceta higjienike ditore dhe periodike për menstruacionet
Qese të vogla plastike,
Pajisje për peshkim
A do të shkaktojë tërmet vendimi i BE
Jehonë më të madhe këtij vendimi është duke i bërë më së shumti shtypi dhe mjetet e tjera të informimit në kontinentet e tjera, sidomos SHBA, Azi, Australi dhe Afrikë.
Ata raportojnë lajmin dhe komentojnë mbi efektin që pritet të ketë ky vendim i përmasave ekstreme.
Ajo që bie në sy në këtë vendim që nis të aplikohet dhe deri në 2021 duhet të jetë i aplikueshëm plotësisht në gjithë BE, është se një industri e tërë del jashtë loje.
Janë të pafundme kompanitë që prodhojnë të tilla produkte.
E për më tepër, është një pikëpyetje e madhe se çfarë do të përdorin prodhuesit si alternativë për produktet e tyre.
Nëse për pijet, kjo mund të rregullohet me enë dhe shishe qelqi, për produktet si patatinat e plot të tjera, zor se mund të gjendet kaq lehtë zgjidhja për vetë faktin se duhet bërë ruajtja e tyre për afate të gjata konsumimi.
Mbetet të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë.
Reagimi i BE në Shqipëri
Për Zyrën e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, vendimi është për t’u përshëndetur.
Në një reagim që noa.al jua sjell në vijim, Delegacioni thotë se kjo është një përpjekje për të frenuar ndotjen globale.
“Sot Parlamenti Evropian miratoi ndalimin e plastikës një-përdorimshe si takëme, pipa dhe kunja veshësh plastike, të cilat do të hiqen nga tregu evropian deri në 2021. Një hap tjetër drejt frenimit të ndotjes për një të ardhme më të qëndrueshme”. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd