Transmetuar më 25-10-2018, 12:10
Pamje nga laboratori i heroines

Dy shtetas turq janë shpallur në kërkim, si pjesë e laboratorit të zbuluar javën e kaluar në fshatin Brenog të Hasit. Mësohet se ata janë Iskender Sale dhe tjetri Nejdet Cesuroglu.

Por nga hetimet e kryera dhe verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria, 15 ditë para se të bëhej operacioni.

Sakaq turku tjetër, rezulton të jetë larguar nga vendi ynë, mbi 20 ditë para ndërhyrjes së policisë.

Dyshohet se ata luanin rol thelbësor në laboratorin e heroinës, pasi dyshohet se sillnin lëndë narkotike nga Afganistani, për tu përpunuar në fshatin e Hasit.

Pas përpunimit lënda narkotike bëhej gati për tu trafikuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë edhe kreu i bosit të laboratorit, rezulton të ketë ikur nga Shqipëria, pak ditë para ndërhyrjes së uniformave blu.

Admir Hoxha rezulton të jetë larguar nëntë ditë para operacionit, ku ka dalë drejt Kosovës, ndërsa nuk dihet destinacioni final i tij.

Objekti i kthyer në laborator, ishte në pronësi të Xhavit Shutit, i cili pas arrestimit ka dëshmuar se e kishte dhënë me qira ambientin e magazinës por nuk dinte se çfarë ndodhte brenda.

Në brendësi të laboratorit, policia gjeti të paktën 160 pako drogë me peshë 150 kg, të dyshuar si opium dhe heroinë, e paketuar dhe e gatshme për transport. /a.y/noa.al

Laboratori i heroinës në Has, jepet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit

Zbulohet kreu i laboratorit të heroinës, kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

Laboratori i heroinës, policia del me deklaratë: Përpunim drogash të forta

Has, zbulohet një laborator për prodhimin e heroinës