Një ndeshje plot spektakël, dhe me një gol në minutën e fundit ishte ajo mes Interit me Milanin.
Axurrët e kërkuan më shumë golin, përballë një kundërshtari që edhe njëherë tregoi se nuk është ai Milan që kemi parë në të kaluarën.
Goli i vetëm i takimit u shënua në frymën e fundit, në minutën e 90, me të përhershmin Icardi.
Fraksioni i parë i lojës ishte më i mirë për zikaltërit që arritën të shënojnë që në minutën e 11, por pozicioni i Mauro Icardit ishte i parregullt.
Politano dhe Perishic provuan të finalizonin një gol të vlefshëm por gjetën përgjigjen e portierit Donaruma ndërsa në një rast holandezi De Vrij u ndal nga shtylla.
Në skajin tjetër edhe Milanit iu anulua një gol për pozicion të parregullt nga Muzakio. Në fund, ato që vlejnë janë 3 pikët të cilët shkuan për zikaltërit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd