Transmetuar më 20-10-2018, 10:54

Një 29-vjeçare, e cila për të sjellë në jetë të bijën refuzoi që ti nënshtrohej kurave kundër kancerit në vizore, gjeti vdekjen disa vite pasi luftoi me sëmundje e rëndë që e kishte prekur.

Gruaja angleze Gemma Nuttall nuk ia doli. Ishte fillimi i vitit 2014, kur gruaja e cila ndodhej në muajin e katërt të shtatzënisë zbuloi se ishte prekur nga kanceri në vezore.

Por ajo donte me çdo kusht që ta sillte në jetë fëmijën që mbante në bark, duke refuzuar abortin dhe kurat e nevojshme.

Pavarësisht mendimit të mjekëve Gemma, kishte vendosur që ta çonte deri në fund shtatzëninë, por bashkë me foshnjën, edhe tumori po rritej.

Për ti shpëtuar jetën, mjekët e nënshtruan ndaj lindjes me operacion, në javën e 36-të të shtatzënisë, kur erdhi në jetë Penelope. Gruaja u operua me urgjencë, iu hoq kanceri dhe më pas nisi trajtimi me kimioterapi dhe radioterapi.

Ndërkohë kanceri ishte përhapur edhe në mitër. Për dy vite me radhë, ajo ju nënshtrua kurave, ndërkohë që shikonte vajzën tek rritej dhe tek ajo gjente forcë.

Por në prill të vitit 2016, situata u përkeqësua në mënyrë dramatike. Gemma u prek nga kanceri edhe në tru dhe mushkëri. E vetmja mundësi mbijetese në atë moment, ishte një trajtim eksperimental shumë i shtrenjtë për të cilën familja nisi të mbledhë fonde.

Edhe aktorja Kate Winslet ishte prekur nga beteja e Gemma, “Duhet ta ndihmojnë, duhet ta bëjmë për të dhe për vajzën e saj, e cila ka nevojë për të”.

Në fillim të këtij viti, pas kurave, Gemma dukej se e kishte fituar betejën e saj të gjatë. Por pas pak muajsh, mjekët diagnostikuan një tjetër tumor, kësaj radhe në shtyllën kurrizore, shkruan noa.al. E keqja ishte rikthyer, dhe tumori e goditi sërish në tru dhe në mushkëri. Por kësaj radhe Gemma nuk ia doli, ajo u nda nga jeta më 14 tetor. /a.y/noa.al