Transmetuar më 18-10-2018, 13:59
Bledar Jambelli, Artan Cuku

Pezullohet me një viti gjyqi për Bledar Jambellin, personin e akuzuar si porositësin e vrasjes së komisarit Artan Cuku.

Është ky vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës për të. Por ky vendim u mor për shkak se gjithë procesi i gjykimit është zhvilluar në mungesë dhe synimi është që të njoftohet Jambelli.

Dyshohet se 38-vjeçari Bledar Jambelli ka paguar Mikel Shallarin për vrasjen, ku fillimisht i ka dhënë si kapar 3 mijë euro.

Ndërkohë pasi të kryente porosinë, Shallari pritej të merrte edhe 22 mijë euro të tjera.

Bledar Jambelli është në arrati, ndërkohë që mendohet të jetë larguar nga Shqipëria.

Jambelli akuzohet për disa ngjarje kriminale. Ai ishte arrestuar nga Artan Cuku kur ky i

fundit ishte drejtor i Policisë së Vlorës në vitin 2012.

Pas arrestimit Jambelli e kërcënoi Cukun në zyrë duke i’u drejtuar me fjalët “këtë nuk do ta harroj kurrë”. Ai e kishte kërcënuar edhe nga burgu i Rrogozhinës. Ndërkohë, një provë e fortë që shtoi dyshimet te Jambelli lidhet me shkrimin nga ana e tij e emrit të

Cukut në muret e burgut.

Komisari Artan Çuku u vra më 8 prill të vitit 2017 pranë banesës së tij në Tiranë. I vetmi që ndodhet në burg për ekzekutimin e tij është “këmbëza” Mikel Shallari.

Ekzekutimi u krye në hyrjen e pallatit ku Cuku banonte. /a.y/noa.al