Transmetuar më 18-10-2018, 09:52

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

I arrestuari është një person me dy emra, i cili rezulton në kërkim për një sërë veprash penale.

Elton (Kastriot) Kila, 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, u arrestua pasditen e kësaj të mërkure.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës, Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al