Transmetuar më 17-10-2018, 17:42

Një skenë që të prek në zemër dhe të bën menjëherë për vete. Bëhet fjalë për një dashuri të sinqertë mes një qeni dhe të zotit të tij.

Teksa ishin duke ecur të dy në rrugë, burri pëson një incident, pasi rrëzohet dhe bie në tokë duke përplasur kokën në trotuar.

Pas aksidentit, qeni nuk e braktisi për asnjë moment të zotin e tij derisa u sigurua që erdhi ambulanca dhe e mori për trajtim në spital.

Këto foto që mund t’i shihni në fotogaleri vërtetojnë edhe njëherë tjetër se dashuria midis njerëzve dhe kafshëve është vërtet e veçantë dhe unike./b.l/noa.al/