Transmetuar më 17-10-2018, 14:20

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, i kapur me 600 mijë euro drogë.

35-vjeçarit shqiptar me iniciale R.M., iu gjet 84 kilogramë marijuanë, gjatë kontrollit të bërë nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Tremestieri Etneo, të Catanias.

Policia italiane kishte siguruar informacione lidhur me aktivitetin e dyshimtë të shqiptarit.

Kontrolli në apartamentin e tij, çoi në zbulimin e 30 pakove me lëndë narkotike të mbështjella me celofan. Lënda narkotike ishte fshehur në dollapin në dhomën e gjumit.

Krahas lëndës narkotike në banesë u gjet edhe një peshore elektronike si dhe plasmas nga ai i përdorur për paketim.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që me vlerë tregu, memdohet se do kapte shumën e 600 mijë eurove. /a.y/noa.al