Transmetuar më 16-10-2018, 19:21

Një infermier i Spitalit të Korçës është ndaluar nga Policia e Korçës pasi u premtonte studentëve marrjen e provimeve me lekë.

Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan, me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës, u ndalua pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur për të masën e sigurisë "Arrest me burg".

Ai dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15-20 mijë lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë Korçë, në lëndë të ndryshme.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. /k.k/noa.al/