Transmetuar më 16-10-2018, 09:08

Vajza e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, Sara Hoxha, prej disa vitesh është e lidhur me moderatorin Ledion Liço.

Rreth dy muaj më parë ata u martuan zyrtarisht në një ceremoni fine në ambientet e një vile në Itali.

Por ndërsa çifti kanë edhe një djalë i cili po shkon rreth dy vjeç, Sara ka kujtuar periudhën kur për disa ditë u nda nga Ledioni.

Në një intervistë për ‘Who’ ajo tregon se u nga nga Ledioni për tre ditë.

“Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vjet më të madh se unë dhe që punonte në kompaninë time. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Unë isha njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori”, u shpreh Sara.

Ajo tregon se u fut në gojën e të gjithëve brenda natës, duke thënë se ishte e papërgatitur dhe nuk e kapërdinte dot. /a.y/noa.al