Transmetuar më 15-10-2018, 23:44

Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin publik në Afrikën e Jugut

Një 21-vjeçare është rrëmbyer dhe përdhunuar nga një bandë që e vrau më pas me gurë.

Vajza 21-vjeçare, studente ekselente Hannah Korneli, po dilte me shokun e saj nga apartamenti, ku një grup prej katër personash i janë afruar tek makina.

Ajo së bashku me shokun e saj u kërcënuan, përpara se të ndërmerrnin aktin e shëmtuar.

Pasi tymosën drogë, e goditën shokun e saj me tulla shtëpie dhe e hodhën në një banesë të braktisur, por ai ia doli të shpëtonte.

Kur shkoi të jepte me urgjencë alarmin për mikeshën, ai zbuloi se banda e djemve e kishte përdhunuar dhe i kishte hedhur një gur të madh, duke e lënë pa shenja jete.

Rasti në fjalë po hetohet nga autoritetet vendase./a.k/noa.al/