Transmetuar më 15-10-2018, 21:33

Nuk ka zgjatur shumë lidhja mes këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson.

Çifti i ka dhënë fund ditën e djeshme lidhjes disamujore.

Herën e fundit që Grande dhe Davidsoon janë fotografuar bashkë, është vënë re që tatuazhi me veshë lepuri që Pete kishte bërë pas veshit, si dedikim për Arianan, ishte zëvendësuar nga një zemër.

Këngëtarja kohët e fundit u përball me një lajm shumë të hidhur siç ishte ndarja nga jeta e ish-të dashurit të saj.

Megjithëse lajmi i ndarjes ka pushtuar mediat, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende publikisht vërtetësinë e tij. /k.k/noa.al/