Transmetuar më 15-10-2018, 14:12

Të nderuar lexues,

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka publikuar një listë me 44 portale të cilave u kërkon të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

Në këtë listë është përfshirë gabimisht edhe NOA.al.

Sqarojmë se NOA.al është një subjekt i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Në përputhje me ligjin dhe etikën e brendshme, NOA.al ka publikuar gjithnjë në faqen e saj zyrtare, të dhëna të nevojshme kontakti në linkun që e gjeni edhe këtu.

Ne kërkuam shpjegime nga AKEP dhe zyrtarët e saj na informuan si më poshtë:

“Në rastin e NOA.al është bërë një gabim, pasi duke qenë se është domain i regjistruar prej shumë kohësh, është regjistruar si institucion dhe jo si media. Ne do të bëjmë korrigjimin përkatës”.

I bëjmë thirrje medieve që kanë publikuar njoftimin e AKEP që të bëjnë dhe ato korrigjimin përkatës.

Me respekt

Administratori i NOA.al

Edison Kurani

Tiranë, më 15 Tetor 2018