Transmetuar më 15-10-2018, 10:52

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i së djathtës, feston sot ditëlindjen.

Por ndërsa ka marrë mesazhe të shumta urimi, ai ka bërë erdhe një postim për këtë ditë.

Ai falënderon gjithë ata që kanë ndikuar në jetën e tij duke ia bërë një “udhëtim mahnitës”, siç e quan ai.

“Sot dita e të gjitha ditëve të mia, 74 vjetori i lindjes!

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme Zotit, familjarëve të mi dhe ju miq të dashur për udhëtimin mahnitës që më keni dhuruar!”, shkruan Berisha.

Me një karrierë të spikatur si mjek, politikan por i kompletuar edhe me familjen, ish-Kryeministri duket i plotësuar. /a.y/noa.al