Transmetuar më 14-10-2018, 14:44

Nëna e dy fëmijëve, më i madhi 4 vjeç dhe më e vogla 1 vjeçe e gjysmë, zbuloi se i kanë mbetur fare pak muaj jetë.

Diagnoza e parë e kancerit u bë në muajin janar, por që nga ai moment situata është përkeqësuar edhe më tej.

Mjekët nuk i kanë dhënë shpresë dhe kështu gruaja, para se të ndahet nga jeta, ka vendosur që të bëjë një veprim dashurie, pikërisht për fëmijët e saj.

Ngjarja vjen nga Liverpool, në Angli. Gruaja 31-vjeçare Kaylea Callacher, ka vendosur që të martohet me babanë e dy fëmijëve të saj, Mark McCole, me të cilin është bashkë, prej 13 vitesh.

“Në këtë mënyrë ata do kenë edhe mbiemrin tim dhe do kujtohen për mua. Kështu do vijojë të jem pjesë e jetës së tyre”, thotë Kaylea.

Në të vërtetë gruaja nuk e mendonte se ëndrra e saj për tu martuar do bëhej realitet, por ajo fitoi garën Liverpool Echo’s Win a Wedding, që realizon falas një martesë, duke bërë të mundur dëshirën e saj më të madhe, shkruan noa.al.

Megjithatë familja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, në mënyrë që të bëjnë të pamundurën për të shfrytëzuar çdo mundësi që ekziston për shpëtim.

“Specialistët na dhanë një mundësi, bëhet fjalë për një ilaç që vjen nga Amerika dhe që kushton rreth 9 mijë euro seanca. Ai ilaç frenon avancimin e tumoreve. Nuk do të heqim dorë, kemi nevojë për ndihmë”, deklaroi Sinead, motra e 31-vjeçares. /a.y/noa.al