Transmetuar më 12-10-2018, 08:19
Foto ilustruese

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ku mbeti i vrarë me thikë një 30-vjeçar.

Si i dyshuar për ngjarjen është identifikuar dhe shpallur në kërkim 25-vjeçari M.S., banues në Tiranë.

I riu dyshohet se mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup 30-vjeçarin Holti Hajdari, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Mësohet se viktima ka qëndruar për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë, para mbërritjes së ambulancës.

Por për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë, ai gjeti vdekjen në spital pak orë pas ngjarjes.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Vritet me thikë një person në Tiranë, kush është viktima