Referendumi në Maqedoni, dalin rezultatet e para të votave
Transmetuar më 30-09-2018, 21:33

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka publikuar rezultatet e para të votave të numëruara nga referendumi i zhvilluar sot për marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Sipas Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga rreth 30% të votave të numëruara në total rezulton se 90.94% e tyre kanë qenë pro marrëveshjes, ndërsa 6.13% e votave kanë qenë kundër.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë.

Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë.

Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë.

1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër.

Loading...
Loading...