Transmetuar më 30-09-2018, 21:27

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuare të larguar ditën e sotme nga banesa.
Shtetasia quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e “Medreses”.
Në momentin e largimit nga banesa kjo shtetase ka patur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë.
Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonojë në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202.
Më poshtë keni fotografinë e të moshuarës së humbur./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





