
Nga Franca vazhdojnë të vijnë imazhe të rënda të familjeve shqiptare.
Në një profil të vetin në Facebook, shtetasi francez Mamadou Niang, ka shprehur revoltën e tij për moskujdesjen ndaj një familje shqiptare, nga ana e autoriteteve franceze.
Në postimin e tij shihet një familje shqiptare me dy fëmijë, duke kaluar natën nën qiellin e hapur, në një park të qytetit, në lagjen Meriadeck, të qytetit Bordeaux.
I tmerruar nga kjo pamje, sipas mundësive të veta, ai iu ka ofruar batanije, por me keqardhje të madhe që nuk mund tu ndihmojë më tepër, trasnmeton Albinfo.ch.
Me këtë rast, ai iu ka bërë thirrje banorëve të tjerë të qytetit që t`i dalin në ndihmë kësaj familje.
“Të dashur miq. Një familje tjetër në rrugë. Një nënë shqiptare dhe dy fëmijët e saj flinin natën e kaluar në parkun e lojërave në Bordeaux. Unë shkova t’u jepja batanije, por nuk mjafton, pasi së shpejti vjen dimri dhe shiu… Çfarë bëjmë?!”, ka shkruar shtetasi francez. 
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





