Transmetuar më 30-09-2018, 15:43

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Balla shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha e të tjerë një kampin kundërshtar kanë shpëtuar nga drejtësia, ndërsa thotë se PS është në anën e prokurorisë pas arrestimit të djalit të deputetit.

"Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona", shprehet Balla.

Ai vijon më tej duke thënë:

"Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbështesim plotësisht. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës"./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd