
Një vajzë vetëm 3 vjeçe u përfshi në një aksident të rëndë me makinë, duke mbetur e vrarë, për shkak se tableti me të cilin po luante, e goditi fuqishëm në kokë.
Është kjo ngjarja tragjike e ndodhur këtë të marte në Vilanova de Arousa, qytet në jugperëndim të Spanjës. Makina e nënës u përplas me një autobus shkolle.
Siç deklaroi Guardia Civil, vogëlushja ishte e lidhur në ndenjësen e saj dhe po luante me tablet, kur impakti i përplasjes, bëri që të përfundojë në koka.
Nëna 26-vjeçare, emri i të cilës nuk u bë publik nga autoritetet po udhëtonte me një makinë Audi, kur bedas i doli përpara autobusit.
E mitura u dërgua në spital për mjekimin e nevojshëm, por nuk ia doli dot, duke ndërruar jetë gjatë së mërkurës në spitalin e Santiago de Compostela, shkruan noa.al.
Mësohet se tableti i kishte shkaktuar të miturës dëmtime serioze, sa që mjekët nuk mundën që ta shpëtojnë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





