Transmetuar më 30-09-2018, 10:23
Lenda narkotike e sekuestruar

Bllokohen 11 kilogramë lëndë narkotike, të ndara në pako gati për tu shitur, duke bërë që të vihet në pranga një person.

Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, u arrestua në orët e vona të kësaj të shtune.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis sativa, sasi kjo e ndarë në pako.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kilogramë lëndë narkotike.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd