Transmetuar më 30-09-2018, 09:15

Presidenti i vendit, Ilir Meta në vijim të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar në New York, me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke publikuar një fotografi nga takimi, Meta shpreh kënaqësinë e takimit.

“Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë”, shkruan Meta.

Nga ana e tij Haradinaj thotë se Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën.

“Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA. Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur”, shkruan Haradinaj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd