Transmetuar më 30-09-2018, 08:20

Pas dy vitesh larg muzikës, larg intervistave dhe çdo gjëje, Tuna u rikthye në emisionin ‘Prive’ për të zbuluar shumë gjëra rreth vetës.

Në një intervistë të sajën, këngëtarja foli për jetën e saj private, tashmë familjen e saj, Norën dhe Robertin por edhe Dafinën me të cilin nuk ka folur një kohë.

Sa i përket atyre çfarë tha Robert Berisha se nuk i ka raportet e mira me këngëtaren të cilën e ka dhe kunatë, Tuna ka folur për herë të parë.

Ajo tha se nuk e ka komentuar për arsye se për të nuk kanë vlerë.

“Vetëm familja ime ka vlerë, familja ime nënkupton unë, Tiani dhe Patrisi, të tjerët janë të parëndësishëm me gjithë mendimet e tyre. Mediat i japin hapësirë gjithkujt, kështu që gjithkush mundet me dalë me shpreh mendimin e tij të lirë, unë nuk kam kohë”, ka thënë Tuna.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd