Transmetuar më 29-09-2018, 18:10

Nënkomisari Emiljano Nuhu, ka folur sot për News24 pas deklaratave dhe akuzave të policisë lidhur me rolin e tij në këtë çështje.

Emiljano Nuhu shpjegoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa edhe njëherë ku ishte në datat 21 dhe 27 korrik, përse u detyrua të largohet dhe çfarë hapash ndërmori kur u ndje i kërcënuar me jetën.

Pjesë nga intervista

Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato cfarë unë deklaroj.

Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato çfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe cfarë keni për të thënë?

Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd