
Situata e zjarreve në Fushë-Arrëz po del jashtë kontrollit.
Përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.
Ndue Doda, nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terreni i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të përhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.
Zjarri ka përshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri.
Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha për “BalkanWeb” nënkryetari i bashkisë, Ndue Doda.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





