Transmetuar më 29-09-2018, 14:49

Një person është vetëvarur ditën e sotme në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në qytetin e Beratit.

Policia thotë se në fshatin Gajdë, Berat, është gjetur i varur shtetasi R.D, 21 vjeç.

I riu është konstatuar nga familjarët dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjes pa shenja jete.

Nuk dihen arsyet që e çuan 21-vjeçarin drejt këtoi vendimi ekstrem.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd