
Kishin fshehur kanabis në makinën e tyre, kapen mat dy të rinj.
Policia kufitare ka prangosur në pikën e Muriqanit shtetasit Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit kanabis.
“Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur “Gropa Thanit”, në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogramë”, raporton policia e Shkodrës./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





