Transmetuar më 28-09-2018, 22:48

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.
Një person i moshës 68-vjeçare, është gjetur i varur me litar në kasollen e bagëtive.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Oblikë të Shkodrës.
Shtetasi B.Q., i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike.
I ndjeri u gjet pa shenja jete në kasollen e bagëtive nga familjarët.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila nisi hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Familjarët e të ndjerit janë marrë në pyetje për të zbardhur motivin që e çoi 68-vjeçarin të ndërmarrë një akt të tillë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





