Transmetuar më 28-09-2018, 20:04

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është sulmuar sot në Tiranë nga një burrë rreth të dyzetave.

Sipas Gazetës Shqiptare, e cila kam publikuar dhe foto nga sulmi, mësohet se  Beqja është qëlluar me vazo me gurë dhe është fyer.

beqaj1-Untitled-1

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00, dhe deputeti i PS shoqërohej nga një makinë me targa diplomatike.

GSH,vijon më tej duke thënë se personi që ka sulmuar Ilir Beqjen ka thënë fjalët “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

111index

Ky person ka rrëmbyer një vazo në të anë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatke, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi. 10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd