Transmetuar më 28-09-2018, 19:34

Sonte zbresin në fushë dy nga skuadrat më të mira të historisë së futbollit shqiptar, Tirana dhe Partizani.

Një derbi që përherë ka prodhuar spektakël në fushë dhe tribunë.

Ndërkohë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilët skuadrat do të zbresin në fushën e lojës.

Nuk mungojnë surprizat, teksa Oduamadi ja ka dalë të hedhë pas krahëve dëmtimin duke qenë në formacionin titullar.

Për sa i përket Partizanit, nuk ka surpriza, ku Bardhi do të jetë në majë të sulmit, i ndihmuar nga Mensah. /k.k/noa.al/